Angli, 4 Qershor NOA - Manchester City ka shprehur qartë dëshirën e saj për të pasur në radhët e skuadrës, Boateng. Skuadra e sheikut Mansour është e gatshme të ofrojë një shifër prej 11 milionë eurosh në drejtim të klubit gjerman të hamburgut dhe kjo për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 21 vjeçar.
“Roberto Mançini ka ardhur në Hamburg për të më njohur, ai beson në potencialin tim si lojtar dhe mendoj se do të bëhem një ndër mbrojtësit më të mirë nën urdhrat e tij”, - deklaroi Boateng.
Tashmë siç është bërë e ditur dhe nga shtypi britanik, skuadra e City është e gatshme për ta mbyllur këtë marrëveshje para fillimit të botërorit i cili do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.
r.b/NOA