Itali, 4 Qershor NOA - Dikush afrohet dhe dikush që largohet por, sërish pankina e Interit mbetet pa një trajner. Tashmë duhet thënë se zëvendësuesi i Murinjos po kthehet në një torturë të vërtetë për ekipin zikaltër.
Dëshira e parë e presidentit Moratti mbetet Capello ndërsa për sa i përket alternativa të tjera ata mbajnë emrat e Benitez, Guus Hiddink dhe Guardiola.
duke parë karakterin e presidentit të klubit milanez duhet theksuar se do të ketë tepër e vështirë që ai të heqë dorë nga Capello dhe këtë fakt e ka pohuar dhe vetë Fabio i cili aktualisht është në drejtimin e përfaqësueses angleze.
Megjithatë Federata e Futbollit në Angli është tepër e qartë në objektivat e saj dhe ata dëshirojnë që tekniku italian të mbetet sërish në drejtim të skuadrës së tyre dhe pas përfundimit të Botërorit.
r.b/NOA