Luiziana, 4 Qershor, NOA – Kompania naftë-nxjerrëse “British Petrolium” ka arritur që të realizojë me sukses aksionin e prerjes së tubacionit në pusin e shpuar, i cili ka shkaktuar një rrjedhje në Gjirin e Meksikës për 6 javë rresht, duke rrezikuar seriozisht mjedisin bregdetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky lajm është konfirmuar nga Roja Bregdetare e SHBA-ve, sipas të cilës, gjithsesi, përpjekjet për ta mbyllur të çarën do të jenë të vështira, megjithë këtë hap të parë të procesit.
Ka qenë admirali i Rojes Bregdetare, Thad Allen, i cili u tha gazetarëve në Luizianë se çarja ishte e çrregullt dhe se do të jetë më e vështirë nga sa pritej për të vendosur një kupolë për mbylljen e saj.
“British Petrolium” konfirmoi se u deshën orë të tëra për ta zhbllokuar tubin dhe më pas për ta prerë atë.
n.e/NOA