English

Dy gra ankohen se dhunohen nga burrat, policia u lëshon urdhrat e mbrojtjes

Durrës, 4 Qershor, NOA – Të dhunuara fizikisht dhe psiqikisht, duke u rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar dhe ofenduar sistematikisht.

Kështu pretendojnë se janë dhunuar dy gra nga bashkëshortët e tyre, ndërsa i janë drejtuar komisariatit të policisë në Durrës për t’i denoncuar ata, teksa u është lëshuar edhe një kërkesë-padi për mbrojtje të menjëhershme.

Mësohet se denoncuesja e parë mban inicialet D.L, 26-vjeçe, e martuar, me dy fëmijë; lindur në Thumanë të Krujës, e cila ka paditur burrin e saj me inicialet E.L, për dhunë sistematike të ushtruar ndaj saj.

Ndërsa gruaja e dytë që ka denoncuar bashkëshortin e saj mësohet se mban inicialet Sh.K., është 32 vjeç, lindur në Selishtë të Dibrës dhe banuese në Kënetë të Durrësit, e martuar, me tre fëmijë.

Ajo ka ngritur padinë e saj për bashkëshortin 36-vjeçar me inicialet SH.K., për ushtrim ndaj saj të dhunës fizike e psiqike duke e rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar dhe ofenduar sistematikisht.

Lidhur me dy rastet në fjalë, nga ana e policisë u kryen veprimet e para procedurale, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme gjykatës së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE