Durrës, 4 Qershor, NOA – Nën kushtet e një sëmundje depresive të vazhdueshme nga e cila vuante prej kohësh, një adoleshente ka përdorur të gjitha medikamentet që kishte në shtëpinë e saj, duke paraqitur një rrezik të vërtetë për jetën.
Por për fat të mirë, ka mundur t’i shpëtojë vdekjes falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, pasi u konstatua se ishte në gjendje të rëndë nga familjarët e saj.
Fjala është për 14-vjeçaren me inicialet K.F, lindur dhe banuese në qytetin e Durrësit, e cila pasi ka filluar të ketë shqetësime falë medikamenteve që piu, ka njoftuar prindërit, të cilët fillimisht e kanë transportuar drejt Spitalit të Durrësit dhe më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Fatmirësisht, pas mjekimeve të marra në këtë spital, e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA