English

Edhe pak ditë... (VIDEO)

Ekipet kanë filluar të arrijnë dhe emocionet po shtohen, në pak ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit. FIFA është shprehur mjaft e kënaqur me faktin se përqindja e shitjes së biletave për Kupën Botërore, 2010, ka tejkaluar atë të Gjermanisë më 2006 dhe atë gati 100 për qind. Të kualifikuara për pjesëmarrje janë 32 ekipe të vendeve botërore.

Ky kampionat gjithashtu shënon edhe herën e parë që një vend afrikan të jetë nikoqir i kësaj ngjarjeje botërore sportive. Pesë stadiume janë ndërtuar për këtë ngjarje dhe pesë të tjera u janë nënshtruar restaurimeve. Loja e parë do të luhet në Johanesburg, midis Afrikës së Jugut dhe Meksikos.

{youtube}RXWqStGvRpI{/youtube}

FIFA dhe “Sony” kanë zgjedhur këngën Waka Waka (Kësaj Radhe për Afrikën) si këngë zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit që do të mbahet në Afrikën e Jugut. Kënga është shkruar nga Shakira, këngëtare me famë botërore nga Amerika Latine, e cila do të performojë me bendin afrikano-jugor “Freshlyground”. Waka Waka (This Time for Africa) është emri i himnit të ri të futbollit dhe me tinguj ritmik afrikan në sfond, kënga paraqet vitalitetin dhe energjinë e kontinentit nikoqir. /rfe/

{youtube}cs8ikkp9xd0{/youtube}

KOMENTE