English

Ekon - "Washington Times'': Shpenzimet Pa Kriter Të Greqisë Goditën Maqedoninë Dhe Bullgarinë

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH-MIA/ - Më mirë të kesh fqinj me përgjegjësi sesa pa përgjegjësi kur bëhet fjalë për një vend apo për një pronar. Maqedonia dhe Bullgaria janë dy vende fqinje me Greqinë, kriza financiare e së cilës u shkaktoi atyre mjaft gjëra të pakëndshme, sidomos Maqedonisë, shkruan gazeta amerikane "Washington Times". "Shumë vite pasi që Maqedonia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, në vitin 1991, Greqia vazhdon ta bllokojë për shkak të ngjarjeve historike. Grekët nga ana e tyre janë emocionalisht të lidhur me emrin Maqedoni sepse ashtu quhet njëra nga provincat e saj. Pas shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia, grekët e kundërshtuan përdorimin e atij emri për shtetin e ri dhe OKB vendosi që ajo të përdorë emrin "ish-republika jugosllave e Maqedonisë" (FYROM), që maqedonasit vazhdojnë të mos e pranojnë'', vazhdon gazeta. ''Shumë vende të botë, përfshirë edhe SHBA-në, e njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues - Republika e Maqedonisë, por grekët vazhdojnë të kundërshtojnë. Kështu, ata e bllokuan procesin e inkuadrimit të Shkupit në NATO dhe BE. Kontesti me emrin, megjithatë nuk i pengoi Athinën dhe Shkupin të vendosin marrëdhënie tregtare, të cilat përfshijnë investime të rëndësishme greke në Maqedoni'', thekson ajo. ''Greqia ishte toleruar shumë nga shumica e shteteve në BE. Politikanët e saj gënjenin lidhur me gjendjen financiare të vendit dhe para komunitetit ndërkombëtar paraqitnin raporte të falsifikuara. Si rezultat i kësaj, paguesit e taksave në Evropë e madje ata në SHBA do të duhet të paguajnë më tepër, ndërsa Maqedonia dhe Bullgaria do të duhet të përballen me probleme për shkak të papërgjegjësisë greke", shkruan "Washington Times''./ a.jor.
KOMENTE