English

Fishë Teknike - Japoni - Sfidat Kryesore Të Kryeministrit Kan

TOKIO, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri japonez, Naoto Kan mori funksionin në një situatë politike, ekonomike, sociale dhe diplomatike delikate. Më poshtë vijojnë sfidat kryesore që priten: --- POLITIKË --- - ZGJEDHJET: Kryeministri i sapozgjedhur, Kan vetëm për pak javë duhet të rrisë popullaritetin e Partisë Demokrate në Japoni (PDJ), i cili fitoi zgjedhjet senatoriale në muajin korrik. - FINANCIMET E PARTIVE: I jepet fund skandaleve me financimet e fshehta të të zgjedhurve, përgjegjës në pjesën më të madhe për rritjen e mosinteresimit të japonezëve për politikën. ---- EKONOMIA---- - DEFLACIONI: Ndalimi i uljes së çmimeve që dobëson rimëkembjen ekonomike. - MONEDHA: Lufta kundër rritjes së jenit që ka defavorizuar ndërmarrjet e eksportit. - RRITJA EKONOMIKE: Kryeministri i ri do të propozojë së shpejti një strategji për rritjen ekonomike me mënyra afatgjata, të besueshme në sytë e mijëra biznesmenëve. "Kërkoj një ekonomi të fortë, financa të forta dhe në sigurim social të fortë'', theksoi Kan në një fjalim gjatë kandidimit për drejtimin e PDJ-së. - BORXHI: Reduktimi i borxhit publik i barabartë me dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend. Kan mbështeti emisionet e të ardhurave të thesarit dhe një reformë fiskale duke përfshirë një rritje të taksave mbi konsumin, aktualisht pesë për qind. - BUXHETI: Gjetja e financimeve për premtimet e bëra nga PDJ para ardhjes në pushtet. --- SOCIALE --- - PENSIONE DHE SHËNDETËSI: Financime për sistemin e pensioneve dhe shëndetësor, shqetësimi i parë i japonezëve. - PAPUNËSIA: Ulja e përqindjes së papunësisë nën barrën pesë për qind. --- DIPLOMACI --- - MARRËDHËNIET ME SHBA-në: Rregullimi i lidhjeve me aleatin amerikan, prishur nga kundërshtimi për çështjen e bazës ushtarake të Futenmas./ /ec/ a.jor.
KOMENTE