English

Francë - Të Gjithë Jashtë Vendit Për Të Kaluar Provimin E Lejes Së Drejtimit

PARIS, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Provimi për lejen e drejtimit të automjetit konsiderohet shumë i shtrenjtë dhe i vështirë nga qytetarët francezë, të cilët janë gjithmonë e më të shumtë në numër që udhëtojnë jashtë shtetit për t'u paisur me dokumentin e shumë kërkuar. Destinacionet e preferuara për të kaluar provimin e patentës, shkruan sot e përditshmja Le Parisien, janë Spanja dhe vende afrikane si Maroku, Algjeria ose Senegali. Një fenomen ky që i shqetëson specialistët e sigurisë rrugore, të cilët e vënë në dyshim cilësinë e këtyre testeve. /e.v/
KOMENTE