Berlin, 4 qershor, NOA - Dy partitë opozitare në Gjermani kanë paraqitur si kandidat të tyre për zgjedhjet presidenciale në këtë vend ish-kreun e agjencisë që kontrollon dosjet e policisë sekrete komuniste të Gjermanisë Lindore.
70-vjeçari Joachim Gauck do të ballafaqohet me kandidatin e partive qeveritare, Christian Wulff, kur asambleja parlamentare të mblidhet më 30 qershor për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.
Megjithatë, shanset që Gauck të pasojë ish-presidentin Horst Koehler, i cili dha dorëheqje të hënën, duken të dobëta, meqë Qeveria ka shumicën në asamblenë parlamentare.
NOA/RFE