Pogradec, 4 Qershor, NOA – Dy persona janë futur brenda një shtëpie dhe kanë vjedhur brenda saj një shumë parash prej 6.200 euro dhe 20.000 lekësh.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të Elbasanit, sipas të cilave, ata kanë rënë në prangat e tyre pas një aksioni për kapjen e tyre ndërsa ishin identifikuar si autorë të vjedhjes së lartpërmendur.
Ndër të tjera, burimet policore pohojnë se të ndaluarit mbajnë identitetet M.Pilinci, 20 vjeç dhe Enea Kadilli, 25 vjeç; që të dy banues në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Ndaj tyre, rëndon akuza për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, ndërsa materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA