English

Imeraj: PD kërkon të largojë vëmendjen nga kriza politike e ekonomike

Tiranë, 4 qershor, NOA – Partia Socialiste i ka cilësuar sot deklaratat e përfaqësuesve të mazhorancës, duke i cilësuar ato si të tentativa për të larguar vëmendjen nga kriza politike.

“Njëri flet për trafikun, tjetri flet për grevën, një tjetër flet për Pezën dhe të gjithë flasin për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe ekonomike, ku Sali Berisha po e zhyt vendin përditë”, u shpreh zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, në lidhje me deklaratën e Aldo Bumçit dhe Sherefedin Shehut.

Ajo shtoi se vendit i duhet transparencë, Sali Berisha ndalon hapjen e kutive të qeverisë. “Shqipërisë i duhet drejtësi, Sali Berisha ndalon votën e fshehtë në Kuvend. Shqipërisë i duhet mirëqenia, Sali Berisha ndalon rritjen ekonomike. Shqipëria sot nuk ka ato që i duhen, por qeveriset nga ata që nuk e duan”.

m.xh/NOA

KOMENTE