Itali - Mafia 'Ekonomike' Përfiton Mbi 20 Miliardë Euro Në Vit
ROMË, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Mafia italiane aktualisht përfiton rreth 20.5 miliardë euro në vit, nga krimet ndaj mjedisit të tilla si depozitimi në mënyrë të jashtëligjshme i mbetjeve të kimike, urbane dhe trafiku i kafshëve, deklaroi grupi ambientalist ''Legambiente''.
''Të ashtuquajturat krime të 'ekomafias' përbëjnë një kërcënim serioz për të ardhmen e vendit, me largimin e burimeve të çmuara financiare nga ekonomike ligjore," deklaroi Kreu i ''Legambiente'', Vittorio Cogliati Dezza, në publikimin e raportit vjetor.
Heqja e mbetjeve të paligjshme u rrit me 33.4 për qind në periudhën kohore 2008-'09, thuhej në raport, me Kampanian, rajoni rreth Napolit, që po bëhet si ''dashi i kurbanit'' për krime të tilla.
Kampania është territor bazë i 'Camorras', organizata e tretë mafioze më e madhe në Itali pas 'Cosa Nostra' në Sicili dhe 'Ndrangheta' në Kalabri./
/i.p/