Lexoni dhe 6 arsyet pse tradhtojnë meshkujt
Tiranë, 4 Qershor 2010 - Burra, kjo u dedikohet vetëm juve! Partnerja juaj nuk është besnike? Po vuani dhe nuk reshtni duke i bërë mijëra pyetje vetes? Ne po ua shpjegojmë se përse partnerja hidhet në krahët e dikujt tjetër.
Hakmarrje “Hakmarrje, hakmarrje dhe vetëm hakmarrje”. “Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”. “Hakmarrja është një lloj drejtësie e egër”. Këto janë disa fjalë të urta që lidhen me hakmarrjen. Femrat tradhtojnë për t’u hakmarrë. Ka nga ato femra që janë të bindura se kanë krijuar në kokë një strategji të përshtatshme për t’u hakmarrë ndaj partnerit dhe të tjera që jetojnë me dyshime, sepse nuk kanë guxim për t’u hakmarrë. Ka diçka që nuk shkon Keni gjithçka që ëndërroni: një shtëpi të bukur, fëmijë, nuk “notoni në ar”, por e rëndësishme është që nuk ju mungon asgjë, përmbushni çdo tekë, por harroni faktorin intimitet. Nëse në raportin tuaj ky element mungon, atëherë femra është e pirur të shkojë në shtratin e dikujt tjetër. Përpiquni të zbuloni se çfarë ka ndodhur, në ç’pikë keni gabuar: mos vallë pasioni është shuar me kalimin e kohës? Apo nuk ka ekzistuar kurrë pasioni nën çarçafë? Marrëdhënie me pikatore Shpejtësia me të cilën bëni dashuri është një sinjal i rëndësishëm se si shkon marrëdhënia juaj. Natyrisht që të gjithëve u ndodh të kalojnë periudha të forta stresi ose indiference, por nëse ditët e stresuara kthehen në muaj, atëherë do të thotë se gjërat nuk shkojnë aspak mirë. Kriza ekzistenciale Kriza e moshës së dytë prek si meshkujt ashtu edhe femrat, por është më shumë e pranishme te 40-vjeçaret, gjë që koincidon edhe me periudhën e menopauzës. Femrat mund të ndihen konfuze. Ashtu si në periudhën e adoleshencës, janë të terrorizuara prej kohës që kalon. U tremben ndryshimeve që mund të pësojë në mënyrë të pashmangshme trupi i tyre. Ju duket pak kjo gjë? Në fakt nuk është. Për shumë femra menopauza nuk është gjë tjetër veçse një adoleshencë më tragjike: një periudhë shkatërruese hormonale. Ndryshime të pavëna re E kemi fjalën për ndryshime pozitive. Mund të ndodhë që krejt papritur partnerja juaj të vendosë të mbajë dietë, pasi është në mbipeshë. Pas pak kohësh ndryshimi është i dukshëm. Tani me disa kile më pak ajo duket mjaft tërheqëse. Vendimin për t’iu nënshtruar një diete e ka marrë pasi ka biseduar me mikeshat e saj. Por, nuk heziton të heqë dorë edhe nga luku vetëm me ujë e sapun. Me pak truk në fytyrë, ajo zbulon se është më tërheqëse. Nëse partneri nuk e vëren këtë, të jeni të bindur se do ta bëjnë të tjerët. Ndihet e lënë pas dore Një grua dëshiron të ndihet e pranuar dhe e dëshiruar nga partneri i saj. Nëse ka një vetëvlerësim të vogël, nëse nuk beson mjaftueshëm te vetja, nuk ka gjë më të mirë sesa të ndihet e vlerësuar. Natyrisht që edhe seksi luan një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur është në krahët e njeriut që dashuron. /Express/