Kore E Jugut - Nis Takimi I Ministrave Të Financave Të G20-S Për Vlerësimin E Gjendjes Ekonomike Botërore
BUSAN (Kore e Jugut), 4 qershor /ATSH-AFP/ - Ministrat e Financave dhe drejtuesit e Bankave qendrore të G20-s u mblodhën sot në Busan në Korenë e Jugut, në një takim dy ditor destinuar vlerësimit të gjendjes ekonomike botërore dhe për të kërkuar një marrëveshje mbi reformat e sistemit financiar.
Përfaqësuesit e G20-s, forum që përfshin vendet kryesore të zhvilluara dhe ato në zhvillim filluan programin e tyre me një pritje e cila do të ndiqet në mbrëmje nga një seancë pune kushtuar ekonomisë botërore.
Ministrat dhe bankierët qendrorë do të mblidhen nesër për dy seanca të tjera kushtuar reformës së rregullimit financiar dhe reformës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe çështjeve të tjera./
/ec/ ajor