English

Krivokapiq: Vendimi për tërheqjen e Gjukanoviqit duhet të përgatitet mirë

Podgoricë, 4 qershor 2010 NOA - Në skenën politike të Malit të Zi dëgjohen zëra për tërheqjen e kryeministrit, Millo Gjukanoviq nga politika edhe në këtë ndërlidhje shfaqen mendime të ndryshme, se ky akt do të shkaktonte “dridhje” të shumta politike.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, lider i Partisë Socialdemokratike, partneri kryesor i koalicionit qeverisës i Gjukanoviqit në momentet më kyçe të historisë së re të Malit të Zi, siç është shkëputa nga Beogradi, shpallja e referendumit për shtetin e pavarur dhe sovran dhe njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, rruga drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, marrëdhëniet e mira me fqinjët, ditën e enjte ka tërhequr vërejtjen se “vendimi i tërheqjes së kryeministrit, Millo Gjukanoviq, duhet të përgatitur me themel për të mos shkaktuar turbulenca në shtet as në Partinë Demokratike të Socialistëve.

"Millo Gjukanoviqi është shtyllë e lartë në pyllin e historisë së Malit të Zi. Vendimi për tërheqjen e tij, duhet të përgatitet me themel. Të dy sistemet, shtetëror edhe ai partiak, duhet të jenë të përgatitura për këtë vendim të tij. Ai duhet të provokojë sa më pak turbulenca, që sigurisht do të ketë në të dy sistemet”, - ka thënë Krivokapiq për të përditshmen qeveritare “Pobjeda” të Podgoricës.

Ai shton se aktorët e këtyre turbulencave tashmë po marrin pozicionet e veta, kanë përcaktuar disa pika të grupimit të tyre.

“Kjo, në politikë është diçka legjitime, por nuk është mirë se me pozicionimin personal sjell në rrezik orientimin strategjik të shtetit. Kjo është ajo, ku unë do të jem kundërshtar. Do të ketë edhe në rirreshtimin partiak, por kjo është çështje e brendshme e Partisë Demokratike të Socialistëve”, - nënvizon kryeparlamentari malazez.

Ai thekson se përkujdesja ime është që të zvogëlohen të gjitha ndikimet e mundshme negative mbi sistemin shtetëror edhe të ndihmoj që sa më pak të ketë turbulenca në shtet.

“Do të përpiqem që me pjesën legjitime të Partisë Demokratike të Socialistëve, të vazhdojmë politikën, të cilën bashkërisht e kemi definuar”, - premton kryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Socialdemokratike në bashkëqeverisje.

i.b/NOA

KOMENTE