Tokio, 4 Qershor, NOA – Kryeministri i ri i Japonisë është zgjedhur Naoto Kan, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Financave.
Ai u zgjodh në këtë post të ri pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Yukio Hatoyama të mërkurën.
Ndërkaq, Naoto Kan ka deklaruar se do të bëjë të ditur emrat e kabineti të ri në fillim të javës së ardhshme.
Ai ka qenë kryetar i partisë demokratike në qeveri dhe tradicionalisht, kryetari i partisë qeverisëse zgjidhet edhe kryeministër i vendit.
Ndërkaq, ministrat e qeverisë së mëparshme kishin dhënë në bllok dorëheqjen, për t'i hapur udhë zgjedhjes së kryeministrit të ri.
n.e/NOA