English

Kukes: Policia Nderton Identikitin E Nje Personi Te Dyshuar Si Rrembyes I 6-Vjeçares

KUKES, 4 qershor/ATSH-R.Hoxha/. - Nderkohe qe ende nuk ka asnjë gjurmë të vajzës 6-vjeçare të zhdukur prej 14 ditësh në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit, policia ka nisur ndërtimin e identikitit të një personi, që dyshohet se mund ta ketë rrëmbyer vajzën, në bazë të një të dhëne nga gjyshja e saj. Sipas burimeve policore, kërkimet dhe hetimet për gjetjen e ndonjë gjurme sado të vogël vazhdojnë pa ndërprerje jo vetëm nga forcat e policisë lokale, por edhe nga ato të ardhura 3 ditë më parë nga Tirana. "Por, deri tani nuk ka ndonjë gjë të re, nuk ka ndonjë gjurme thelbësore", tha per ATSH-ne zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut, Odeta Popa. Nderkohe, vazhdojnë kërkim- hetimet edhe në Kosovë e Maqedoni, duke mbajtur lidhje te vazhdueshme me policitë e dy vendeve. 6-vjecarja Bleona Mata u zhduk më 22 maj, ndërsa për çdo person që mund të japë informacion të saktë për vendndodhjen e saj, nga Policia e Shtetit është akorduar një shpërblim prej 3 milion lekësh, duke ruajtur anonimatin. /a.ke/
KOMENTE