English

Lindje E Mesme - Flotilje - Austri - Protestë Mbi Sulmin Izraelit Ndaj Flotiljes

VJENË, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth 2 500 manifestues propalestinezë protestuan sot paqësisht në Vjenë kundër sulmit izraelit ndaj flotiljes me ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës, ku mbetën të vdekur të paktën persona më 31 maj, njoftoi një fotoreporter i AFP-së. Organizatat që bënë thirrje për manifestimin do ti drejtojnë një peticion kancelarit Werner Faymann ku do t'i kërkojnë ndalimin e bashkëpunimit mes ushtrisë austriake dhe izraelite dhe anulimin e një vizite të kancelarit në Izrael, parashikuar për javët e ardhshme. Një antiprotestë u zhvillua pak metra më tej prej, pak më shumë se 100 persona, të cilët mbështesnin Izraelin, përreth katedrales Saint-Etienne. Ambasadori i Izrael në Austri, Aviv Shir-On mbajti një fjalim të shkurtër gjatë antiprotestës./ /i.p/
KOMENTE