Londër, Angli, 4 Qershor NOA - Manchester City përsëri insiston për të siguruar shërbimet e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko. Pavarësisht klauzolës që skadoi ditën e djeshme, skuadra angleze është e gatshme të ofrojë një shumë prej 43 milionë eurosh në drejtim të klubit të Wolfsburg, e cila duhet thënë është tepër e vështirë për tu refuzuar nga gjermanët.
Krahas tij drejtuesit e City janë duke punuar dhe për një objektiv tjetër i cili mban emrin e suedezit Zlatan Ibrahimoviç.
Ibra është një ndër dëshirat kryesore të Mançinit dhe për të siguruar shërbimet e tij sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, thuhet se City është e gatshme të çojë në drejtim të Barçës një shifër prej jo më pak se 50 milionë eurosh.
r.b/NOA