Angli, 5 Qershor NOA - Skuadra angleze e Manchester United është hedhur bindshëm në merkato ku krahas emrave të shumtë që janë përfolur, së fundmi ka spikatur ai i brazilianit Michel Bastos.
Bastos është 26 vjeç dhe luan në skuadrën franceze të Lionit. Duhet thënë se ka zhvilluar një sezon tepër të mirë në radhët e skuadrës së tij dhe pëlqehet shumë nga tekniku i përfaqësueses braziliane Dunga.
Vlera e tij rrotullohet në shifrën e 25 milionë eurove dhe me sa është bërë e ditur nga shtypi anglez “Red Devils”, janë të gatshëm për të hedhur një shumë të tillë në drejtim të skuadrës së Lionit.
r.b/NOA