Tiranë, 4 Qershor, NOA - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka nënshkruar një kontratë me GTZ për zbatimin e programit të saj mbi arsimin dhe formimin profesional, i cili ka nisur që në fillim të këtij viti.
Qëllimi i programit është që me anë të një qasje të integruar të përmirësohet cilësia e arsimit, formimit profesional dhe këshillimit për karrierë, i cili është në përputhje me objektivat e qeverisë shqiptare, veçanërisht lidhur me krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë dhe luftimin e papunësisë.
Me përgjegjësinë e përbashkët me ministritë që nënshkruan kontratë-marrëveshjen, si rrjedhojë, të rinj dhe të rritur të të dyja gjinive duhet të aftësohen, që në mënyrë të qëndrueshme të mund të pozicionohen në tregun e punës vendas dhe europian.
Kontrata nga pala shqiptare u nënshkrua nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe nga ministri i Punës Spiro Ksera, dhe nga pala gjermane nga drejtuesja e zyrës së GTZ-së në Shqipëri, Ulrike Gantzer-Sommer dhe nga drejtuesja e programit Katja Steurer, në praninë e zëvendës/ambasadorit gjerman Jan Rudolph.
n.e/NOA