Spanjë, 4 Qershor NOA - Me sa duket mbrojtësi brazilian i Interit Maicon, është i gatshëm të ndjekë rrugën e trajnerit të tij Hose Murinjo për tu transferuar në Madrid.
“Ajo çka dëshiroj në këto momente është të luaj për Realin e Madridit, kupor mua do të ishte një nder i madh për të veshur këtë fanellë”, - këto ishin fjalët e brazilianit në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjole “As”.
Për sa i përket interesimit të Manchester City ai ka pohuar se nuk ka asnjë marrëveshje me këtë klub por, ka shtuar se do të ishte tepër e bukur të rikthehej nën urdhrat e ish teknikut të tij, Mançini.
r.b/NOA