Firence, 5 Qershor NOA - Tashmë është bërë dhe zyrtarizimi i teknikut Sinisa Mihajloviç në ekipin e Fiorentinës, ku pas largimit të Prandellit do të jetë pikërisht tekniku serb, i cili do të drejtojë skuadrën vjollcë.
“Objektivi ynë është arritja në katër ekipet e para të klasifikimit dhe për mendimin tim diçka e tillë do të realizohet”, - deklaroi Mihajloviç në konferencën e parë të shtypit si tekniku i Fiorentinës.
Sinisa, duket t’i ketë idetë tepër të qarta për sa i përket detyrës së tij më të re dhe është tepër i bindur se me ekipin e tij do të arrijë vendet e para të klasifikimit.
r.b/NOA