English

Ministri Prifti Prezanton Strukturen E Re Te Mete-S

TIRANE, 4 Qershor /ATSH/.- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, prezantoi sot në një mbledhje me anëtarët e kabinetit, drejtorët e përgjithshëm dhe përgjegjësit e sektorëve në ministri, strukturën e re të këtij diksteri, që synon të rrisë përmbushjen e reformave dhe efiçencën në punë. Në këtë mbledhje, ministri Prifti informoi mbi ndryshimet që do të sjellë kjo strukturë në funksionimin e punës në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ndryshime që synojnë t'i japin një hov të ri reformave që po ndërmerr dhe do të ndërmarrë në të ardhmen ky dikaster. Vetë hartimi dhe miratimi i strukturës së re është bërë po në kuadër të reformave që ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, është zotuar se do të ndërmarrë kur erdhi në krye të këtij institucioni. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të strukturës së re synohet që t'i kushtohet një vëmendje e veçantë reformave në sektorë të ndryshëm, si në sektorin energjetik, atë minerar. Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe zhvillimit të biznesit. Ministri Prifti ka kërkuar nga stafi, drejtorët e përgjithshëm dhe përgjegjësit e sektorëve angazhim dhe devotshmëri në përmbushjen e detyrës, me qëllim që të përmbushen objektivat e synuara./e.xh/s.s./
KOMENTE