Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 4 qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Shefi i EULEX-it në Parlamentin Evropian - Kermabon: Hetimet në Ministrinë e Transportit janë vetëm fillimi - Shefi i EULEX-it, duke folur në Nënkomitetin për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian, ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Thaçi për të mbështetur dhe udhëhequr luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Tituj të tjerë:
EULEX: Drejtësia në Kosovë çalon
Thaçi takon Ahtisaarin, e informon për progresin në Kosovë
Agjencia kërkon ndihmën e gjykatës për Pacollin
Lista e kandidatëve tërhiqet nga Presidenca për plotësim
Mijëra vetura largohen nga qarkullimi pas 1 korrikut
Foto lajmi: Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralnënkolonel Miloje Miletiq, është pritur të enjten nga komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, gjenerallejtënant Markus Bentler, me të cilin kanë diskutuar për ngritjen e bashkëpunimit dhe të sigurisë në të dy anët e kufirit.
"Zëri"
EULEX kërkon "kokat" e tre ministrave - Bëhet fjalë për largimin e dy ministrave nga radhët e PDK-së dhe një nga radhët e LDK-së
Tituj të tjerë:
Britania krenare për Kosovën
EULEX i pakënaqur me sundimin e ligjit
Editoriali - Paradoksi i pasurimit
"Express"
Kundër korrupsionit beteja vazhdon - Në një raportim në Bruksel, Yves de Kermabon deklaroi se EULEX do të hetojë secilin rast të nivelit të lartë ku dyshohet për krim. Tha se ndonjë aksion mund të ketë konsekuenca politike. Ai përmendi angazhimin e Kryeminsitrit Thaçi në luftimin e korrupsionit, ndërsa e vlerësoi të rëndësishme që institucionet kosovare të jenë në ballë të kësaj beteje.
Tituj të tjerë:
Shifrat private - Behgjet Pacolli e ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, por është i vetmi të cilit nuk i është publikuar.
Tash, integrimi - Finlanda vlerëson arritjet e Kosovës, ndërsa tash premton ndihmë të mëtejme në procesin e integrimit evropian.
Bosnja nuk mundet - Pritjet e Ministrit Skender Hyseni për njohjen e pavarësië nga Bosnja e Hercegovina vështirë se mund të përmbushen. Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Haris Silajdzic, thotë se Sarajava as që e ka në rend dite këtë çështje
Koment - Tabloja e shtrembër
"Bota Sot"
Poshtërimi evropian i Kosovës! - Vendorët kundër Zanierit, përzihet kudo
Tituj të tjerë:
Njohjet e fqinjëve sllavë vetëm në letër! Na e injorojnë Pavarësinë - Sa janë të vlefshme njohjet e shtetit të Kosovës?
E kam ndihmuar UÇK-në e LDK-në, tash po e ndihmoj Kosovën
Kryeministrat theksojnë progresin në Kosovë - Thaçi në Finlandë
Princi Michael: Ruajmë ndjenjë të veçantë për Kosovën
Përqafimi i kriminelit me "paqeruajtësin"
AKR-ja stabilizuese e kontradiktave ndërpartiake në Kosovë - Editoriali
"Lajm"
Princi Michael i Kentit po qëndron në Kosovë - Ndjenjë e veçantë
Tituj të tjerë:
Kryeministri i Kosovës u prit nga ish-presidenti finlandez - Pavarësia ishte alternativa e vetme
Komandanti i ushtrisë serbe qëndroi me ftesë të KFOR-it - Sipas Marrëveshjes së Kumanovës
Shefi i Misionit EULEX ka përsëritur se askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin - Hetimet në MTPT, vetëm fillimi
Rroga marramendëse e drejtorit të Trustit në raport me pagat e sektorit publik - Merr pagë sa 32 infermeierë
"Infopress"
Mbështetje të plotë nga Finlanda - Kryeministri Thaçi takohet me homologun e tij finlandez në vizitën dyditore në Finlandë
Tituj të tjerë:
Kryekomandanti serb në Kosovë
Relacion partneriteti në antikorrupsion
Vlerësohet paraqitja e Kosovës në Spanjë
Kosova, masa reciprociteti ndaj Serbisë
OSBE ende komponentë e UNMIK-ut
Konferencë Ndërkombëtare për Universitetin e Prizrenit
Editorial - Incidenti i harruar
"Epoka e Re"
Flet Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli - Kërkon besim
Tituj të tjerë:
Serbia, e obliguar t'i zgjidhë problemet me Kosovën
Hyseni: Bosnja së shpejti do ta njohë Kosovën
Letër e hapur Këshillit të Përgjigjthëm të LDK-së
Prekja e kufijve do të prekte Ballkanin
Princi Michael në Kosovë për investime
"Tribuna shqiptare"
Princi Michael i Kentit po viziton Kosovën - Investime britanike
Tituj të tjerë:
Tiranë - Integrimi i pashmangshëm - Ilir Meta, deklaroi se Takimi i Nivelit të Lartë dha mbështetje për heqjen e vizave për shqiptarët
Prishtinë - Bosnja e njeh Kosovën?
Kosova e pavarur në Evropë
Loja me Guinenë - AKR thotë se për ta Kosova është njohur nga Guineja e Re dhe kjo është bërë edhe me një letër formale dërguar Ministrisë.
Samiti veç fjalë!
"Kosova Sot"
Ndonëse i kanë rrogat e vogla - Gjyqtarët, qindra mijëra euro pasuri
Tituj të tjerë:
Ahtisari: Propozimi im, e vetmja alternativë
Editoriali - Vizita e një komandanti
Prokurori Rexhep Maqedonci para komisionit disiplinor
Një bursë për Kosovën /a.ke/