Bruksel, 4 Qershor, NOA – Monedha evropiane, euro, ka shënuar një rënie të konsiderueshme në tregjet financiare botërore, duke shënuar vlerën më të ulët të saj në katër vitet e fundit.
Kështu, sipas të dhënave në bursat e huaja, vlera e euros në bursat evropiane ka rënë në 1.20 dollarë, më e ulëta kjo që nga viti 2006.
Në këtë vit, euroja kishte arritur vlerën prej 1.19 dollarësh. n.e/NOA