English

Presidenti i ri i Gjermanisë, emërohet Christian Vulff

Berlin, 4 Qershor, NOA – Presidenti i ri i Gjermanisë, pas dorëheqjes së Horst Koehler, është zgjedhur Christian Vulff, kryeminsitër i Landit të Saksonisë së Poshtme.

"Falenderoj CDU, CSU dhe FDP për besimin e madh, për të më dhënë një detyrë kaq të madhe me një përgjegjësi të madhe, postin e presidentit federal. Gëzohem për këtë detyrë", ishin fjalët e para të kandidatit për president në ndërtesën e Rajhstagut, ndërsa më parë aty ishin konsultuar grupet parlamentare të tri partive qeveritare.

Kancelarja Angela Merkel do të shprehej se “e njeh Christian Vulffin si një njeri kureshtar, që provon të renë, që është krijues e i hapur me njerëzit, por që është edhe i lidhur në një sistem vlerash orientuese, prandaj e sheh atë në të ardhmen si një president të mrekullueshëm".

Ndërkaq, rivalja e tij kryesore për këtë post ishte ministrja e Punës, Ursula von der Leyen, e cila gjatë ditëve të fundit ishte përfolur në media si kandidatja më e preferuar e kancelares Merkel.

n.e/NOA

KOMENTE