Ps:Pd Flet Për Të Larguar Vëmendjen Nga Kriza
TIRANË, 4 Qershor/ATSH/.- Partia Socialiste reagoi të premten ndaj deklaratave të sotme të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato synojnë largimin e vëmendjes së publikut nga kriza politike dhe ekonomike.
"Njëri flet për trafikun, tjetri flet për grevën, një tjetër flet për Pezën dhe të gjithë flasin për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe ekonomike, ku Sali Berisha po e zhyt vendin përditë", tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.
Shqipërisë, vijoi ajo, "i duhet transparencë, ndërkohë që Sali Berisha ndalon hapjen e kutive të qeverisë dhe ndalon votën e fshehtë në Kuvend"./a.s/s.s./