English

Pushohet nga puna, sepse ...është shumë e bukur (VIDEO)

SHBA, 4 Qershor 2010 NOA - Një histori e pabesueshme, por ka ndodhur: Debralee Lorenzana një grua e re amerikane tridhjetë e tre vjeç ka humbur punën e saj në bankën Citigroup në Manhattan, jo për shkurtim stafi, as për shkak të periudhës së krizës, por me motivin e pazakontë: është shumë e bukur dhe kolegët hutohen nga format e saj duke i bere ato më pak të përqendruar në vendin e punës, si dhe humbin kohë duke vëzhguar fizikun e saj gjate orarit.

Sipas revistës njujorkeze Village Voice, avokati i gruas shpreson se që ajo do të kompensohet nga gjykata për diskriminim nga ana e bankës Citigroup.

Gruaja thotë se përdorte të njëjta veshje me ato të kolegeve të saj, por përgjigja e eproreve ka qenë: "forma e tyre janë të ndryshme nga tuajat".

{youtube}52Y9XYsT9-A{/youtube}

Tani ajo po përballet me një situatë të vështirë ekonomike duke qenë një nënë e vetme që duhet të mbajë një vajzë dymbëdhjetë vjeçare si dhe prindërit.

"Për aq sa unë kam dy krahë dhe dy këmbë që punojnë, vajza ime do të ketë ushqim dhe një çati mbi kokë", shprehet ajo.

Ndërkohë, ish-kolegia e saj Tanisha Ritter ka thënë: “Kam parë meshkujt që transformoheshin në mënyrë idiote kur ishin përpara saj. Por nuk është faji i Debralee që ata sillen në këtë mënyrë. Ajo nuk duhet të humbiste vendin e punës".

Tani i mbetet gjykatës të japë vendimin e saj mbi këtë çështje.

a.k/NOA {youtube}zoevx5dloNo{/youtube}

KOMENTE