Tiranë, 4 qershor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se situata ekonomike në vend është dramatike. Në një deklaratë për mediat, Kryetari i PS-së ka theksuar se ekonomia ka shënuar rënie, duke hedhur poshtë pretendimet e mazhorancës për një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Sipas Ramës rënia e ekonomisë është shprehje e mungesës sesi duhet të zhvillohet ekonomia nga ana e qeverisë. Ai tha se drejtuesit kanë qeverisur kuturu.
“Rënia e importeve në makineri dhe pajisje ka të bëjë me mbylljen e perspektivës për vendet e reja të punës”, tha Rama.
Ai u shpreh se qeveria nuk ka prioritet menaxhimin e ekonomisë, por abuzimin me pushtetin.
“Nëse në vlerë nominale shifra zyrtare është 19 për qind, nëse fusim dhe rënien e ecurisë dhe dollarit arrin në 25 për qind. Tendenca e vënë re për mbyllje të vendeve të punës do vijojë. Importi është 10 herë më i lartë sesa importi”, tha Rama.
m.xh/NOA