Tiranë, 4 Qershor, NOA – “Sali Berisha që simbolizon vjedhjen e votës, Jozefina Topalli që simbolizon dhunimin e parlamentit dhe Lulëzim Basha që simbolizon korrupsion e buzëqeshur të këtij pushteti që pasi u vodhi votat nuk i ofron as punësim dhe as siguri shqiptarëve”.
Këta të tre sipas deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, janë penguesit e vërtetë të procesit të liberalizimit të vizave.
“Ministri i Brendshëm foli për aktorë të brendshëm që kanë penguar liberalizimin po meqë s’dha emra po i themi ne më të spikaturit”, ironizoi në reagimin e tij pas fjalës së ministrit të Brendshëm, deputeti socialist.
Sipas tij, këta janë aktorët protagonistë të vërtetë, përgjegjës të shtyrjes së pambarimtë të liberalizimit të vizave dhe integrimit të shqiptarëve.
n.e/NOA