English

Shba - Obama Shton Operacionet Sekrete Në Botë

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Ndërsa vazhdon një politikë të dialogut edhe me armiqtë, presidenti amerikan Barak Obama ka urdhëruar një rritje të konsiderueshme të operacioneve speciale. Skuadrat sekrete të SHBA-së kanë mbërritur tashmë në 75 vende të botës, shkruan sot e përditshmja Uashington Post. Objektivi kryesor i operacioneve janë terroristët e al Kaedës dhe anëtarët e grupeve ekstremiste që kërcënojnë dhe përgatisin sulme të armatosura kundër Shteteve të Bashkuara. Skuadrat ushtarake amerikane të Forcave Speciale janë aktive në Jemen, Somali dhe vende të tjera afrikane, në Lindjen e Mesme, në Azinë Qendrore dhe në vendet ku tradicionalisht janë aktive prej viteshm, si Kolumbia dhe Filipinet. Që prej ardhjes në pushtet të presidentit Obama, Operacionet Speciale amerikanë kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme, duke u shtrirë nga 60 në 75 vende, shkruan e përditshmja. /e.v/
KOMENTE