Soft News - Për Hakmarrje Denoncon Bashkëshorten Si ... Kamikaze
JERUSALEM, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Për t'u hakmarrë ndaj gruas së tij, një i ri palestinez nga Jerusalemi deklaroi në polici sot se ajo ishte përgatitur të udhëtonte drejt Tel-Avivit, ku kishte planifikuar të kryente një atentat kamikaz me bombë.
"Telefonata e burrit u konsiderua si një alarm i vërtetë për sulm deri në momentin e verifikimit të fakteve, ku rezultoi se informacioni i dhënë prej tij ishte i trilluar, thjeshtë për t'u hakmarrë ndaj bashkëshortes", deklaroi për AFP një zëdhënës i policisë.
Në vend që të arrestonte të ashtuquajturën "grua kamikaze", policia vuri nën pranga burrin e saj që po përpiqej të hakmerrej, shtetas palestinez nga Jerusalemi Lindor i një moshe mbi 20 vjeç./
/i.p/