Londër, 4 Qershor, NOA – Një epidemi e vërtetë që ndodh çdo katër vjet është gati për të goditur Britaninë.
Sipas një vëzhgimi të realizuar nga “Betfair”, gati gjysma e britanikëve do të preferojnë që gjatë këtyre javëve të nxehta të “Afrika e jugut 2010” të qëndrojnë të ngulur para shtëpive të tyre për të shijuar ndeshjet e botërorit.
Problemi në fjalë është marrë aq seriozisht në Angli, saqë disa kompani kanë nxituar tashmë për të krijuar një zonë të dedikuar brenda mjediseve të tyre, ku punonjësit do të lejohet të shohin ndeshjet e kombëtare gjatë orarit të punës.
Ndërsa kompani të tjera në këtë vend të çmendur pas futbollit, do t’i lejojnë shumë nga punonjësit e tyre të qëndrojnë në shtëpi ditët e Kampionatit.
n.e/NOAh