English

Sport- 37 Lojtarë Të Kampionatit Spanjoll Në Botërorin E Afrikës Së Jugut

- Portugalia me gjashtë lojtarë, ka numrin më të madh brenda La Ligës- Brazili, i dyti me katër futbollistë - TIRANË, 4 Qershor /ATSH/ - Prezenca gjithmonë në rritje e futbollit portugez në Spanjë është shumëfishuar me praninë e Hoze Murinjos te Reali i Madridit, por Primera Divizion paraqitet e fuqishme edhe në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut. Janë gjashtë lojtarë portugezë që militojnë në Spanjë: Kristiano Ronaldo, Pepe, Simao, Miguel, Duda dhe Tiago, "ambasadorët" të cilët aktivizohen në La Liga dhe kanë numrin më të madh legjionarëve në Kupën e Botës. Në vend të dytë është Brazili me katër perfaqësues: Kaka, Alves, Luis Fabiano dhe Nilmar. Me tre "spanjollë" figurojnë edhe Argjentina (Mesi, Higuain, Aguero), Franca (Skilaçi, Abidal dhe Henri), Bregu i Fildishtë (Ture, Zokora dhe Romaris) dhe Kameruni (Kameni, Uebo dhe Emanja). Nga dy lojtarë kanë Meksika (Markez dhe Guardado), Uruguai (Forlan dhe Godin), Kili (Bravo dhe Suazo), Nigeria (Obina dhe Kalu Uche) dhe Gana (Boateng dhe Mensah). Nga një lojtar kanë Holanda (Van der Vart), Dinamarka (Mtiliga), Paraguai (Vijar) dhe Serbia (Obradovic). Në total, Liga spanjolle përfaqësohet me 37 lojtarë, të cilët militojnë në 16 skuadra nga 31 ekipe kombëtare që marrin pjesë në Botëror, duke përjashtuar përfaqësuesen e Spanjës. /gj.m//n.m/
KOMENTE