Sport-Botëror/ Fifa, 529 Milionë Euro Kundër Terrorizmit
- Kjo është fatura financiare për Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut -.
TIRANË, 4 Qershor /ATSH/ - 529 milionë euro për një Botëror të sigurt. Kjo është fatura që ka deklaruar FIFA për Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut (11 qershor-11 korrik) për ta mbrojtur evenimentin më të madh të futbollit në botë nga terrorizimi, katastrofat natyrore dhe incidentet.
Lajmin e bëri të ditur Markus Kaner, përfaqësues i financave të FIFA-s. "Kampionati botëror "Afrika e Jugut 2010" është i 19-të botëror dhe në të marrin pjesë 32 skuadra nga të gjitha kontinentet e globit, prandaj duhet shpenzuar shumë për sigurinë në një event kaq të rëndësishëm", u shpreh Kaner./gj.m//a.ke/