Londër, 4 Qershor, NOA – E shkuara e tyre ka qenë në shtëpi, por mesa duket edhe e ardhmja, megjithëse në një formë të ndryshuar.
Fjala është për gratë, të cilat sipas një studimi të fundit rezultojnë që punët e së ardhmes t’i kryejnë më shumë nga shtëpia, sesa nga zyra duke u kthyer në këtë mënyrë në “shtëpiake të punësuara” dhe jo siç jemi mësuar t’i shohim deri tani, vetëm si shtëpiake që merren me punët e zakonshme.
Konkluzionet e studimit janë botuar në revistën “Gruaja, Teknologjia dhe Shkenca”, duke parashikuar që gruaja nën ndikimet e këtyre të dyjave do të tentojë t’i rikthehet sërish mjedisit shtëpiak për të kaluar më shumë kohë, por ama duke punuar dhe jo duke gatuar apo pastruar si dekada dhe shekuj më parë.
Kjo pasi, shpjegojnë studiuesit janë shtuar së tepërmi metodat që të bëjnë të punosh nga shtëpia si video-konferencat, dërgimi i E-maileve apo punët e realizuara në kompjuterin e shtëpisë etj.
n.e/NOA