English

Vendimi, 300 euro gjobë për konsumimin e një birre

Itali, 4 Qershor NOA - I ka kushtuar 300 euro, birra të cilën një qytetar 35 vjeçar nga qyteti i Parmës e konsumoi në natyrë të hapur. Në bazë të një ligji të këtij vendi ndalohet konsumimi i pijeve alkoolike në natyrë të hapur dhe kjo ka qenë arsyeja për të cilën ai u gjobit me një shumë prej 300 eurosh.

Burri, i cili i ulur në një stol po shijonte pijen e tij, u kap në befasi nga karabinierët dhe për këtë arsye u gjobit, ndërsa shoku i tij që e kishte mbaruar pijen nuk u ndëshkua me një shumë të tillë pasi atë nuk arritën ta kapnin në flagrancë.

Personi në fjalë ishte me origjinë nga Somalia dhe menjëherë kundërshtoi duke thënë se nuk ishte i atij vendi dhe nuk i njihte rregullat por, ato nuk patën asnjë vlerë.

r.b/NOA

KOMENTE