Vizat/Basha:Qeveria E Angazhuar Në Përmbushjen Para Afatit Te Kritereve Shtesë
TIRANË, 4 Qershor/ATSH-Mira Shkurta/.- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha shprehu sot gjatë një konference për shtyp, angazhimin e qeverisë shqiptare në përmbushjen e kritereve shtesë të Komisionit Europian për heqjen e vizave.
"Shpreh angazhimin e plotë të Shqipërisë në përmbushjen para afatit të kritereve shtesë të kërkuara nga Komisioni Europian për vizat", tha ministri Basha.
Ai përshëndeti vendimin e marrë më 27 maj nga kolegji i komisionerëve të Komisionit Europian, i cili i propozoi Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, heqjen e vizave për Shqipërinë.
Ministri Basha falenderoi ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që bënë të mundur propozimin për Shqipërinë, për t'iu mundësuar qytetarëve shqiptarë kënaqësinë e udhëtimit pa viza brenda këtij viti./a.s//n.m/(vijon)