English

Vlore: Mot I Paqendrueshem, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 4 Qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë e paqëndrueshme. Moti do të karakterizohet nga zhvillime resh dhe vranësira të ndërrueshme, të cilat do të dendësohen në mesditë, ndërkohë që në orët e pasdites dhe në mbrëmje, priten reshje lokale dhe të përkohshme shiu. Kjo do të shoqërohet edhe me një rënie të lehtë të vlerave të temperaturave krahasuar me një ditë më parë, ndërsa kushtet e lundrimit parashikohen të jenë normale. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juperëndim me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celsius dhe ato minimale në 14-16 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE