English

Vodhi një makinë dhe e la në mes të rrugës, shpallet në kërkim

Elbasan, 4 Qershor, NOA – Bashkë me një person tjetër vodhi një makinë, e ndërsa shoku i tij është kapur nga forcat policore, ai vetë është shpallur në kërkim prej tyre.

Fjala është për personin me inicialet S.S, 17 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit, i cili figuron si autor i vjedhjes së mjetit Opel, me targe EL 0514 C, në pronësi të personit me inicialet A.Q, 45 vjeç, edhe ky banor i Elbasanit.

Ndërkaq, mësohet se ky mjet u gjend më pas i braktisur nga shërbimet e policisë dhe se personi tjetër që bashkëpunoi për këtë vjedhje është një 16-vjeçar, po nga Elbasani.

Materialet iu kaluan prokurorisë së këtij qyteti për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”, e cila parashikohet nga nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE