Daka, 4 Qershor, NOA – Mbi 100 të vdekur është bilanci i një zjarri që shpërtheu në kryeqytetin Daka të Bangladeshit.
Ndërkaq, me dhjetëra të tjerë numërohen si të plagosur nga kjo tragjedi, e cila ka tronditur këtë vend.
Sikundër bëhet me dijeni se një pjesë e madhe e të lënduarve janë disa dasmorë të përfshirë nga flakët gjatë ceremonisë së dasmës.
Autoritetet vendase deklaruan se mendojnë që zjarri të jetë shkaktuar nga shpërthimi në një transformator elektrik, ndërsa është përhapur më pas në ndërtesat e afërta në një zonë me popullsi të dendur. n.e/NOA