Afganistan - Dy Ushtarë Britanikë Humbin Jetën Në Një Shkëmbim Zjarri
LONDËR, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë britanikë u vranë të premten në një përleshje me armë në Afganistanin jugor, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes. Ushtarët, që i përkisnin batalionit nr. 1 të Regjimentit Mersian, humbën jetën pasi u goditën me armë zjarri nga kryengritësit në distriktin Nahr-e Sarajit në provincën jugore afgane të Helmandit.
Këto dy humbje e çojnë në 292 numrin e ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan që nga fillimi i operacioneve të koalicionit kundër talebanëve në vitin 2001.
Rreth 10 mijë ushtarë britanikë janë dislokuar aktualisht në Afganistan, kryesisht në provincën e trazuar Helmand, bastioni i rebelimit të udhëhequr nga talebanët.
/e.v/