Pretoria, 5 Qershor, NOA - Ndërsa Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut i mbetet dhe një javë për të nisur revanshin e tij, Argjentina triumfon e para në kryeqytetin Afrikano Jugor, në një tjetër garë, atë të Miss Botës 2010, një nga ngjarjet që paraprijnë botërorin e futbollit.
Bukuroshja argjentinase, 17 vjeçarja Jennifer Scherman është shpallur Miss World 2010, mes vajzave nga 32 vende të botës.
Në vend të dytë u përzgjodh, 28 vjeçarja greke Katerina Giannoglou dhe vendi i tretë i takoi bukuroshes nga Hollanda, 20 vjeçares Avalon-Chanel Weijzig.
Sikundër mund të kuptohet tifozët e mbërritur në Afrikën e Jugut, konkursin e Miss World e kanë të parin kremtim në vigjilje të ngjarjes më të madhe të futbollit botëror.
17 vjeçarja Jennifer Scherman, një bjonde galante me sy të kaltër triumfoi në këtë shpalosje të bukurisë femërore, duke fituar tani për tani sikundër bëjnë të ditur mediat, 5.000 €, një udhëtim në Egjipt, e pse jo dhe një në Argjentinë, vendilindjen e të atit.
mit/NOA