English

Arrestohet arkëtarja e bankës, vodhi 120 milionë lekë

Lushnjë, 5 qershor, NOA – Punonjësja e një banke në qytetin e Lushnjës është arrestuar ditën e djeshme pasi ka vjedhur rreth 12 milionë lekë të reja nga arka e institucionit ku ajo punonte.

Bëhet fjalë për 28 vjeçaren Ornela Tabaku, e cila tashmë akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre dhe është arrestuar në kuadër të operacionit “Transferta e fundit”. Sipas policisë, rezulton se Tabaku ka kryer më shumë se pesë operacione bankare, duke marrë paratë në llogarinë e saj. Hetimi është bërë nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar.

Sipas policisë në datën 30.01.2010 ka tërhequr në dy raste nga llogaria e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Fier, shumën prej 4 milionë lekesh, të cilën e ka arkëtuar në datën 01.02.2010.

Ndërsa në datën 30 prill të këtij vitit, Tabaku ka tërhequr nga llogaria e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Lushnjë, shumën prej 3.111.000 lekësh, të cilën e ka arkëtuar me date 03.05.2010.

Po në datën 31 maj ka bërë tërheqjen prej 1 milionë lekësh nga llogaria e “Tregut Fruta Perime”, Lushnjë.

Policisë i është dashur që të hetojë të gjitha veprimet bankare që ka bërë Tabaku. Nta të cilat rezultoi se veç vjedhjeve të mëparshme Tabaku ka vjedhur dhe shumën prej, 12.555.700 lekësh Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Fier.

“Për këtë shumë nuk ka prerë as mandat pagese duke e përvetësuar për vete, gjithashtu rezulton se me datën 03.06.2010, ka ndërhyrë në llogarinë e shtetasit me inicialet L.N. duke i tërhequr një shumë prej 5.000 euro, duke falsifikuar firmën, llogari të cilën e ka sistemuar më datën 04.06.2010”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia deklaron se shuma totale më shira të sakta është 12.555.700 lekë. Ndërkohë që po punohet për bashkëpunëtorët e mundshëm që 28 vjeçarja Tabaku mund të ketë pasur.

m.xh/NOA

KOMENTE