Nju Jork, 5 Qershor, NOA – Dashuria e parë nuk harrohet, këtë e dinë të gjithë, por jo tamam përse e këtë na e shpjegon një studim i fundit i shkencëtarëve të Universitetin e Nju Jorkut.
Sipas tyre, kjo shkaktohet për shkak të aktivizimit të qarqeve neuronale të ankthit dhe frikës, në tru, duke u shoqëruar me disa lloj traumash, gjë që e bën dashurinë e parë vërtet të paharrueshme.
Ndërkaq, ekspertët pohojnë ndër të tjera, se të tilla emocione mund të përftohen 3-4 herë në jetë, por gjithsesi, pa mundur dot të japin goditjen e herëve të para.
Dhe kjo sipas tyre, ndodh në të gjitha vendet e botës, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e deri në Kinë.
Hulumtimi, i kryer në më shumë se tre vjet në Britani, SHBA dhe Kinë ka shfaqur ndjenjën e fortë se si përgjigjet tek neuronet në tru.
Dhe zbuloi se ato ishin aq të nxehta kur prekeshin prej saj, saqë nuk qenka e gabuar kur themi se dashuria e parë është një zjarr i vërtetë.
n.e/NOA