Flotilja - Media: "Rachel Corrie" Në Duart E Marinës Pa Asnjë Incident
TEL AVIV, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Televizioni izraelit "Canale 2" ka konfirmuar se forca ushtarake izraelite kanë marrë drejtimin e anijes "Rachel Corrie" pa përleshje dhe pa dhunë. "Marrja në kontroll ishte paqësore dhe anija tashmë po shoqërohet drejt portit izraelit të Ashdodit", njoftoi televizioni.
Lajmin e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i ushtrisë izraelite i cili theksoi se "gjithçka ndodhi pa përleshje dhe pa asnjë rezistencë nga aktivistët që ndodhen në anije".
Anija "Rachel Corrie", me 19 aktivistë pro-palestinezë dhe ndihma humanitare në bord, aktualisht po lundron drejt portit izraelit e shoqëruar nga disa njësi të marinës izraelite.
/e.v/