English

Forcat izraelite sekuestrojnë një tjetër anije humanitare

Ashdod, Izrael, 5 qershor, NOA - Ushtria e Izraelit tha se forcat izraelite kanë sekuestruar një anije humanitare që lundronte në Gaza pa hasur në kurrfarë rezistence, dhe se tashmë po e dërgojnë në qytetin port, Ashdod.

Zëdhënësja e ushtrisë, Avital Lebovic, tha se komandot u ngjitën në anijen 1.200 tonëshe irlandeze "Rachel Corrie", dhe e pushtuan brenda disa minutash.

Ajo tha se kapiteni i kishte mbledhur të gjithë në kuvertë, 11 aktivistë pro-palestinezë, që të shmangë çdo lloj dhune.

Anija bart qindra tonë ndihma humanitare për banorët në Gaza, dhe shpresonte ta depërtojë embargon e Izraelit në këtë enklavë raportojnë mediat ndërkombëtare.

Të hënën, vërsulja e komandove izraelite në flotiljen e anijeve humanitare rezultoi me vdekjen e nëntë aktivistëve.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE