Uashington, 5 qershor, NOA – Një gafë e Departamentit të Shtetit të SHBA, ka qenë dërgimi i përshëndetjeve zyrtare për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth II një javë para në kohë, ndërsa ajo e ka në fakt një javë më par atë.
Gabimi duket se është realizuar nga një zëdhënës, me emrin PJ. Crouley, i cili pranoi se si mesazhin e Sekretares së Shtetit Hillari Klinton, dje ia ka dërguar mbretëreshës britanike në Pallatin Buckingham, kur në fakt kjo ishte një javë para, pasi ditëlindja e saj do të festohet të shtunën tjetër.
Nga Londra, stafi i Mbretëreshës tha lidhur me këtë incident, se në fakt, nuk bëhet fjalë për shkelje, duke refuzuar të bëjë deklarata lidhur me të, në përputhje kjo sjellje me rregullat që ndalojnë dhënien e hollësirave mbi marrëdhëniet që Pallati Buckingham krijon me vendet e tjera.
Data e ditëlindjes së Mbretëreshës bie më 21 prill, por është traditë që përvjetori i të festohet në datën 12 të këtij muaji.
n.e/NOA